Hoxha
Mësues, autor, edukator.
Hoxhë Jusuf Hilmi Kastrati është mësues i Kuranit, autor dhe përkthyes nga Kosova, themelues dhe drejtor i Institutit Germa.
Studimet themelore i kreu në Fakultetin e Sheriatit të Universitetit Islamik “Imam Muhamed ibn Suud” në Rijad, në degën e fikhut dhe të usulit të fikhut. Në të njëjtin universitet kreu magjistraturën në Kulturë Islame. Sot është doktorant në Qytetërimin Islam në Universitetin Ez-Zejtuna në Tunis.
Ka përkthyer kuptimet e Kuranit në gjuhën shqipe; përkthimi lexohet falas në Kurani.info. Është autor i librave “Për ty, motër” dhe “Për ty që (s’)falesh” dhe bashkautor i “Abetares kuranore” me Osman Abazin. Librat e tij janë botuar edhe në anglisht, gjermanisht, turqisht, arabisht, boshnjakisht dhe spanjisht.
Ka përkthyer dhe redaktuar edhe vepra të tjera, si “Dyzet hadithet e Neveviut” dhe “Teuhidi i thjeshtësuar”. Në Institutin Germa mban kurse për leximin e Kuranit dhe gjuhën arabe, me shpjegime në shqip dhe gjermanisht, me kujdes të veçantë për edukimin fetar të të rinjve.
01 · ١ · Rrugëtimi
Rrugëtimi
Shënime në margjinë, sipas viteve.
- — ARSIMIMI Fakulteti i Sheriatit (fikh dhe usul i fikhut), Universiteti Imam Muhamed ibn Suud, Rijad
- — ARSIMIMI Magjistraturë në Kulturë Islame, Universiteti Imam Muhamed ibn Suud
- 2015 BOTIMET Abetarja kuranore, me Osman Abazin
- 2017 BOTIMET Përkthim: Dyzet hadithet e Neveviut
- 2019 BOTIMET Për ty që (s’)falesh
- 2023 PROJEKTET Videoleksionet e Abetares kuranore, në shqip, anglisht dhe gjermanisht
- 2026 BOTIMET Për ty, motër
- Sot PROJEKTET Përkthimi i kuptimeve të Kuranit në shqip, në Kurani.info
- Sot MËSIMDHËNIA Themelues dhe drejtor i Institutit Germa: kurse të Kuranit dhe të arabishtes
- Sot ARSIMIMI Doktorant në Qytetërimin Islam, Universiteti Ez-Zejtuna, Tunis
03 · ٣ · Botimet


